Piloti i Red Bull do të niset i pari edhe në Imola, pasi ka siguruar “Pole Position” e shtatë radhazi sezonal në Formula 1.
Nga vendi i dytë do të niset McLarens i Piastrit (i hetuar për pengim), ndërsa i treti Norris.
Zhgënjejnë pilotët e Ferrarit në garën e shtëpisë.
Max Verstappen do të nisë sërish nga “Pole Position në Çmimin e Madh të Emilia Romanjës, etapa e shtatë e Kampionatit Botëror F1 2024.
Holandezi i Red Bull konfirmoi pamëshirshmërinë e tij dhe e mbylli Q3 me një kohë monstruoze 1'14''746, duke arritur “Polin” e shtatë radhazi të sezonit, i teti duke marrë parasysh fundjavën e fundit të 2023.
Zhgënjim për Ferrarin, të cilët pasi i bënë tifozët e Imolas të ëndërronin në provat e lira, nuk mundën të kalonin përtej vendit të 4-t dhe të 5-të, me Charles Leclerc përpara Carlos Sainz.