Gara e shtatë sezonale në Formula 1 e zhvilluar në Emilia-Romagnas në Itali u mbyll me triumfin e Max Verstappen.
Holandezi, që e mbrojti vendin e parë përgjatë gjithë garës siguroi fitoren e pestë për këtë sezon duke konfirmuar se mbetet ai piloti më i shpejtë në pistë.
Edhe pse Lando Norris me McLarenin e tij tentoi deri në fundin e garës për ta bezdisur Verstappen që e mbrojti me fanatizëm vendin e parë.
Pas kësaj dyshe, u rendit Charles Leclerc ndërsa pjesë e peshëses së parë ishin edhe Piastri me Sainz. Menjëherë pas tyre dyshja e Mercedesit, Russel e Hamilton ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin edhe Perez, Stroll e Tsunoda.
Pas kësaj gare, renditja e përgjithshme udhëhiqet nga Max Verstappen me 136 pikë, ndërsa pas tij vjen Sergio Perez dhe Charles Leclerc.
Gara e radhës vjen shumë shpejt, pikërisht në fundjavën e ardhshme me një nga pistët më ikonike të Formula 1, atë të Monaco.