Norris iu afrua shumë holandezit

Formula 1

Norris iu afrua shumë holandezit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:52
Pamje nga gara

63 xhirot e garës së Çmimit të Madh të Imola në Formula 1 nuk i mjaftuan McLaren për të fituar këtë garë. Piloti britanik Lando Norris u klasifikua i dyti, vetëm 7 të dhjetat pas Max Verstappen.

Norris iu afrua shumë holandezit në xhirot e fundit, duke përfituar nga problemet me gomat që kishte makina Red Bull. Drejtori sportiv i McLaren, Zak Brown, u shpreh se nëse gara do të zgjaste edhe dy xhiro më shumë parakalimi do të kishte ndodhur.

“Mendoj se Lando do të kishte fituar garën nëse do të kishte edhe dy xhiro më shumë në dispozicion. Max po pilotonte në limite, duke shfrytëzuar gjithë baterinë dhe tregoi se është një kampion”, tha Brown.

“Me dy xhiro më shumë do të kishim një mundësi për parakalim. Gjithsesi, jam i kënaqur nga gara e Imola, çka konfirmon se jemi në rritje dhe se fitorja në Majemi nuk ishte rastësi. Kemi një dyshe konkurruese pilotësh”, tha shefi i McLaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat