Piloti spanjoll vendos për të ardhmen

Formula 1

Piloti spanjoll vendos për të ardhmen

Më: 25 maj 2024 Në ora: 14:37
Karlos Sainz

Piloti spanjoll i Ferrarit, Karlos Sainz, ka vendosur të jetë një pilot i “Audi”, kur kjo e fundit do të zbarkojë në vitin 2026 në Formula 1. Në mes ka një sezon tjetër për t’u përballur, viti 2025, ndoshta si pilot me një ekip më pak konkurrues se “kokëkuqja”.

Spanjolli ka vendosur të pranojë propozimin e “Sauber”, një skuadër që do të kalojë në pronësi të “Audi” nga viti 2026, kur hyjnë në fuqi rregullat e reja.

Sipas “Corriere dello Sport”, marrëveshja është arritur në Imola. Sainz ka bërë vlerësimet e tij të nevojshme, veçanërisht në bazë të vendeve të lira të mbetura.

Gjatë muajve të fundit ka pasur thashetheme të shumta se ai do ta kishte parë në “Red Bull” ose “Mercedes”, por asnjë nga këto nuk është realizuar. Paraqitjet pozitive në fillim të sezonit do të çonin në rinovimin e Serhio Perez me “Red Bull”-in, ndërsa makina gjermane po shënjestron Kimi Antonelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat