Charles Lecrec dominon provat zyrtare në Monako

Formula 1

Charles Lecrec dominon provat zyrtare në Monako

Më: 25 maj 2024 Në ora: 19:13
Pamje nga gara

Ferrari rikthehet në pole position. Piloti monegask i “kokëkuqes”, Charlec Leclerc regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare në Çmimin e Madhe të Monakos.

Leclerc la pas Oscar Piastrin e McLaren dhe shokun e tij të “Kokëkuqes”, Carlos Sainz.

Ndërkohë, nga rreshti i tretë do niset kampioni në fuqi i botës dhe gjashtë herë fituesi i këtij sezoni, Max Verstappen.

Vetëm i gjashti holandezi, që u la pas edhe nga Mercedesi i George Russell. Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Leuis Hamilton, i shtati, Yuki Tsunonda, i teti, Alexander Albon, i nënti e Pierre Gasly i dhjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat