Spektakël në garën sprint në Montmelo

Formula 1

Spektakël në garën sprint në Montmelo

Më: 25 maj 2024 Në ora: 19:24
Alex Espargaro me motorin e tij

Piloti spanjoll i Aprilia, Alex Espargaro, fitoi sot garën sprint në MotoGP, të vlefshme për Cmimin e Madh të Katalonjës, zhvilluar në Montmelo. Në një garë spektakolare, ku pilotët e kreut u rrëzuan njëri pas tjetrit në momente të ndryshm, triumfoi surpriza Espargaro.

Rrëzimet e kryesuesve të garës u bënë proptagoniste, ku fillimisht u rrëzua Raul Fernandez, më pas Brad Binder e në fundin e garës edhe Francesco Bagnaia, kampioni i botës në fuqi. Nga kjo situatë përfitoi Alex Espargaro, që fitoi garën e parë sprint në karrierë.

Pidiumi kompletohet me dy pilotë të tjerë spanjollë: Marc Marques, i dyti me Ducati Gresini si dhe Pedro Acosta i treti me KTM. Fantastike gara e Marquez, që u nis nga vendi i 14-të dhe e përfundoi atë në vendin e dytë, duke treguar cilësi të jashtëzakonshme.

Në renditjen e përgjithshme, vijon të dominojë spanjolli i Ducati Pramac, Jorge Martin, i katërti sot në këtë garë sprint. Nesër pasdite do të zhvillohet gara “normale”, ku priten të tjera surpriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat