Verstappen niset i gjashti

Formula 1

Verstappen niset i gjashti

Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:08
Verstappen

Charles Leclerc shkëlqen në shtëpi. Piloti i Ferrarit ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Montecarlos, duke siguruar “pole position”-in për garën, që do të mbahet të dielën.

Leclerc vendosi kohën një minutë 10 sekonda dhe 256 të mijtat, më shpejt se kushdo, teksa fill pas tij vendosi kohën e dytë më të shpejtë Oscar Piastri, i cili do të niset i dyti në garën e Monacos.

“Pole Position”-i i 24-t në karrierë për Leclerc dhe i treti në Monaco, me pistën e shtëpisë, që mbetet e preferuara për pilotin e Ferrarit, i cili të dielën do të provojë të fitojë edhe garën.

Edhe në radhën e dytë do të ketë një makinë Ferrari e një McLaren, pasi Carlos Sainz do të niset i treti dhe George Russel i katërti. Vetëm vendi i gjashtë për Maxverstappen, që u pa dukshëm më i ngadaltë se Ferrari i Leclerc në provat e Monacos, megjithatë gara mund të sjellë surpriza.

Çmimi i Madh i Montecarlos do të mbahet të dielën në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat