Bagnaia triumfon në pistën e Montmelos

Formula 1

Bagnaia triumfon në pistën e Montmelos

Më: 26 maj 2024 Në ora: 16:36
Francesco Bagnaia

Piloti italian Francesco Bagnaia, kampioni i botës në fuqi në MotoGP, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Katalonjës, zhvilluar në pistën e Montmelo. Një hakmarrje për të pas rrëzimit një ditë më parë në garën sprint, teksa kryesonte.

I nisur nga vendi i dytë, piloti i Ducati priti xhirot e fundit të garës për të parakaluar spanjollin Jorge Martin me Ducati Pramac, që u rendit i dyti. Podiumi kompletohet nga spanjolli i Ducati Gresini, Marc Marquez, që u klasifikua në vendin e tretë.

Një sukses i rëndësishëm për Bagnaia, që i jep munëdsi të ngushtojë në 39 pikë diferencën me Martin në renditjen e përgjithshme. Në vendin e katërt u klasifikua Alex Espargaro me Aprilia, që dje fitoi garën spritn.

Gara e sotme ishte një duel “rrotë më rrotë” mes Bagnaia dhe Martin, që dueluan fort për fitoren dhe të shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Në fund fitoi italiani, që la pas me 1.7 sekonda spanjollin, duke rihapur garën për botërorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat