Grimi perfekt për një mbrëmje të veçantë - Bota Sot
E shtunë, 23 shkurt 2019
  • Grimi perfekt për një mbrëmje të veçantë

    Jeni ftuar nga partneri në mbrëmje, dhe ju dëshironi të jeni e bukur, dhe për të qenë e tillë dëshironi një grim joshës, por jo të ekzagjeruar. Sekreti i grimit perfekt për Shën Valentin është tek buzët, i cili duhet të vishet me joshje nga një buzëkuq i kuq, i shoqëruar nga një formulë ‘long lasting’, i cili zgjat për disa orë.

    Një detaj që nuk duhet të lini pas dore, është ai që përfaqësojnë vetullat, që trendet e reja i kërkojnë perfekte, të plota dhe të kujdesur aq sa dhe pjesa tjetër e grimit. Nëse dilni për herë të parë me një djalë që ju pëlqen, këshilla është të mos ekzagjeroni me grimin dhe të jeni sa më natyrale.

    Bëni kujdes mbi të gjitha më buzëkuqin i cili nuk duhet të jetë shumë me ngjyrë, puthja e parë është në fakt një gjë shumë e bukur dhe nuk duhet të rrezikoni për ta prishur atë moment me një buzëkuq që rreshket.

    Nëse keni ndërmend të bëni një surprizë të fejuarit tuaj apo burrit mund të bëni një pamje origjinale, jepini rrugë të lirë buzëkuqit, mbase vjollcë ose të kuq, por edhe një ‘smokey eyes’ sensual për ta kombinuar me buzë natyrale.

1 / 5
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test