Xavi e mohon se Aguero është pensionuar

Futboll

Xavi e mohon se Aguero është pensionuar

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:12
Xavi e mohon se Aguero është pensionuar

Xavi Hernandes ka kaluar me sukses premierën e tij si trajner i Barcelonës, teksa katalanasit mposhtën 1-0 në derbi Espanyol.

Goli vendimtar u shënua nga Depay në pjesën e dytë me penallti, ndërkohë që blaugranët vuajtën jo pak ritmin e kundërshtarit.

Megjithatë, pas sfidës tekniku 41-vjeçar ka qenë i lumtur me të tijtë, ndërsa thekson se nuk janë të vërteta lajmet se Sergio Agueros do t’i duhet të tërhiqet nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën

“Aguero? Unë kam folur me të një ditë më parë dhe ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por mund të them se ajo që ka dalë në media nuk është e vërtetë”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat