PSG mendon edhe për trajnerin e Francës

Futboll

PSG mendon edhe për trajnerin e Francës

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:55
PSG mendon edhe për trajnerin e Francës

Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer duket se do të ketë një efekt domino, që mund t’i japë fund përvojës së Pochettinos në Paris, ndërsa vendin e tij te kampionat e Francës pritet ta marrë Zinedine Zidane.

Sipas “The Indipendent”, Trajneri nga Marseja është favoriti i madh për t’u ulur në një pankinë ku duhet të manaxhojë emra të mëdhenj si Messi, Neymar apo Mbappe.

Kontaktet me të tashmë kanë nisur, ndërsa argjentinasi Pochettino, ndonëse është shprehur i lumtur që ndodhet në Paris, shihet si teknik i përkohshëm në kryeqytetin francez.

Duke mos fituar Ligue 1 vitin e kaluar, PSG filloi të shqyrtojë opsione të tjera për stolin dhe, përveç Zizousë dhe Contes (ishte në konsideratë para se të firmoste me Tottenhamin), kishte një tjetër kandidat surprizë: Didier Deschamps. Mediat britanike pohojnë se kontaktet me trajnerin e Francës janë ruajtur, megjithatë për momentin, nuk ka biseda konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat