PSG gati të transferojë dy yje për të bindur Mbappen të qëndrojë

Futboll

PSG gati të transferojë dy yje për të bindur Mbappen të qëndrojë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:04
Kylian Mbappe

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Paris Saint-Germain po mendon për dy goditje të rëndësishme në mesin e fushës për të bindur Kylian Mbappe që të vazhdojë aventurën në Francë.

Emrat sigurisht nuk janë të rinj, përkundrazi, janë Paul Pogba dhe Franck Kessie.

Këtyre u skadon kontrata përkatësisht me Manchester United dhe Milan.

PSG është e bindur se me këto dy transferime është e mundur të bindet sulmuesi francez për synimet ambicioze të klubit dhe ta pengojë atë të shkojë për të forcuar një tjetër klub të lartë evropian siç është Real Madridi, një favorit i madh për nënshkrimin e e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat