Detaji që nuk u vu re në ceremoninë e FIFA! Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez janë martuar?

Futboll

Detaji që nuk u vu re në ceremoninë e FIFA! Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez janë martuar?

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:50
Detaji që nuk u vu re në ceremoninë e FIFA! Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez janë martuar?

Cristiano Ronaldo u nderua me një çmim special në The Best FIFA Awards mbrëmjen e së hënës.

Ylli i Junajtid dhe Portugalisë u nderua si golashënuesi rekord i të gjitha kohërave pasi ka shënuar 115 gola në 184 ndeshje.

Por teksa 36-vjeçari u ngjit në skenë për të marrë titullin, një detaj në fjalimin e tij mori gjithë vëmendjen.

Ai e quajti nënën e fëmijëve të tij, Xheorxhina Rodruguez si bashkëshorten dhe jo të dashurën e tij.

“Dua t’i them faleminderit familjes sime, bashkëshortes dhe fëmijëve të mi. Së shpejti do bëhem sërish baba. Kështu që jam shumë krenar, është arritje e madhe dhe e mrekullueshme të jesh golashënuesi i të gjitha kohërave”, tha ylli portugez.

Deklarata e tij vjen pas lajmeve se Ronaldo i dhuroi Xheorxhinës, një unazë fejese me vlerë 615.000 paund, më e shtrenjta e blerë ndonjëherë nga një futbollist.

“Unë kam ende pasion për lojën dhe për të shënuar gola. Unë luaj futboll që kur isha pesë vjeç. Kur shkoj në fushë, edhe në stërvitje, motivimi im është ende aty. Së shpejti mbush 37 vjeç, ndihem mirë. Unë vazhdoj të punoj shumë”, tha Ronaldo gjatë fjalimit. “Shpresoj të luaj edhe për 4 ose 5 vite të tjera, gjithçka ka të bëjë me trurin. Nëse e trajnoni mirë trupin tuaj, kur të keni nevojë, ai do ua kthejë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat