Perini ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Futboll

Perini ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:06
Perini ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Juventusi njofton se Perini është pozitiv me koronavirus!

Juventusi ka njoftuar se portieri Mattia Perin ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

“Juventusi njofton se futbollisti Mattia Perin ka dalë pozitiv për Covid-19. Ai tashmë është në përcjellje të protokollit dhe po i respekton rregullat”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Juventusi rikthehet në fushën e lojës të dielën më 6 shkurt, në ndeshje kundër Hellas Veronës që udhëhiqet nga Igor Tudor.

Perini është portieri i dytë i Juventusit dhe ka luajtur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat