Liridon Palushaj ndahet me Dukagjinin e Klinës dhe karrierën do të vazhdojë jashtë vendit.
Ai lajmin e ka konfirmuar përmes një postimit në profilin e tij në facebook.
“Sot ndeshja e fundit si vendas për klubin e futbollit Dukagjini.
Më shumë se një dekade si lojtar i klubit të qytetit dhe fëmijërisë, klubit ku u rrita si futbollist.
Ky klub e ky qytet i bukur do të jenë në zemrën time çdo herë. Edhe pse jetën do ta vazhdoj në një vend europian, në Zvicër, Dukagjini e Klina do të më mungojnë.
Falënderim për KF Dukagjinin si dhe gjithë qytetarët e qytetit të Klinës për mbështetje!
Suksese të vazhdueshme për Dukagjinin!”, njofton Palushaj.