Chiellini i hapur për transferim në MLS

Futboll

Chiellini i hapur për transferim në MLS

Më: 17 maj 2022 Në ora: 00:01
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini ka dhënë disa komente lidhur me planet e tij për të ardhmen.

Ikona italiane ka luajtur sot ndeshjen e fundit para publikut të Juventus dhe pas 17 viteve me klubin do të largohet në fund të sezonit.

Veterani është shprehur i hapur për të nisur një aventurë të re, por jashtë kampionatit italian.

“Jam i hapur për të provuar diçka të re jashtë Italisë. Është diçka që kam dashur ta bëjë gjithmonë”, ka thënë Chiellini.

“Do ta vendosi bashkë me familjen, së shpejti”, ka shtuar ai.

Los Angeles FC janë skuadra që po shtynë për transferimin e Chiellini. Thuhet se tashmë ka një ofertë në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat