Rama: Prisja më shumë nga Dybala, më ka zhgënjyer

Futboll

Rama: Prisja më shumë nga Dybala, më ka zhgënjyer

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:08
Rama: Prisja më shumë nga Dybala, më ka zhgënjyer

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku përveç finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet më 25 maj në “Air Albania” dhe ku zbuloi se do të bënte tifozeri për ekipin italian, ai ka folur edhe për ekipin e zemrës, Juventusin.

Rama është ndalur veçanërisht të Paulo Dybala, i cili i dha lamtumirën mbështetësve të Juves në ndeshjen e fundit të luajtur në “Allianz Stadium” për këtë sezon, atë ndaj Lazios, që u mbyll me barazimin 2-2, pasi në verë do të largohet me parametra zero, duke qenë nuk arriti një marrëveshje me klubin për vazhdimësinë, pas 7 viteve që kaloi te “Zonja e Vjetër”.

Si një tifoz i Juventus-it, Rama është shprehur i zhgënjyer nga Dybala, për të cilin theksoi se nuk arriti dot kurrë të ishte në nivelin që të gjithë mendonin.

“Ai kurrë nuk arriti të ishte ai që të gjithë ne mendonim se ishte. Ndoshta ka të drejtë që thotë se është mbivlerësuar”-deklaroi Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat