Mbrojtësin e Kombëtares shqiptare e përzgjedhin në formacionin e sezonit!

Futboll

Mbrojtësin e Kombëtares shqiptare e përzgjedhin në formacionin e sezonit!

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:31
Mbrojtësin e Kombëtares shqiptare e përzgjedhin në formacionin e sezonit!

Kampionati hungarez ka ulur siparin në fundjavë dhe të gjitha verdiktet janë dhënë.

Sakaq në media kanë filluar të përpilojnë listën me më të mirët e sezonit të sapo përfunduar.

“M4Sport.hu“ ka publikuar ditën e sotme formacionin më të mirë për edisionin 2021/2022.

Lojtarët janë përzgjedhur nga stafi editorial i medias hungareze, ku ka vend edhe për Herdi Prengën.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka qenë një siguri e shtuar për prapavijën e Kisvardës, duke siguruar kështu një vend mes 11 më të mirëve të Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat