Kur Prishtina e Muriqit dhe Shalës shtangu Rijekën në Kantrida, më shumë shqiptarë se kroatë në stadium  

Futboll

Kur Prishtina e Muriqit dhe Shalës shtangu Rijekën në Kantrida, më shumë shqiptarë se kroatë në stadium  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 mars 2023 Në ora: 17:05
KF Prishtina 1985, nga e majta në këmbë: Fadil Vokrri, Rade Zallad, Rafet Prekazi, Rifat Mehinoviq, Skënder Shengyli e Xhevdet Muriqi. Nga e majta ulur: Mensur Nexhipi, Zoran Batroviqi, Shefqet Sinani, Fadil Muriqi dhe Sahit Kelmendi.

Prishtina si rrallë e për mall fitonte në udhëtim por fitoret i kishte përvëluese për kundërshtarët e viteve të 80-ta.

Me 13 tetor të vitit 1985, në kuadër të javës së 11-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë, Prishtina u ballafaqua në udhëtim me Rijekën.

Në stadiumin “Kantrida” në RIjekë, mbi 6 mijë shikues, mbi 3 mijë ishin shqiptarë dhe i dhanë një shije të këndshme ndeshjes.

Image

Rade Zallad

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Rijekës, duke iu falënderuar golit të Zoran Batroviqit në minutën e 8-të.

Më 13 tetor, 1985

Rijeka – Prishtina 0:1
Shikues: 6.000 (gjysma nga Prishtina).
Gjyqtar: Roganoviq i Zrenjaninit.
Kartona të verdhë: Kotur - Rama e Xh. Muriqi.
Kartonat e kuq: Sredojeviq dhe Batroviqi.
Shënues: Batroviqi (8).
Rijeka: Ravniq 6, Mallbasha 6, Milenkoviq 6, Kotur 5, Ljepojeviq 6, Sredojeviq 6, Matërlan 6, Jankoviq 6, Jelaviq 5 (Paliska), Valençiq 6 dhe Shkerjanc 6 (Repçiq).

Prishtina: Rade Zallad 9, Xhevdet Muriqi 8, Faton Domi 7, Favzi Rama 8, Skënder Shengyli 8, Rifat Mehinoviq 7, Shefqet SInani 8 (Goran Popuvac); Rafet Prekazi 7, Kujtim Shala 7 (Miodrag Çorkoviq), Fadil Muriqi 8 dhe Zoran Batroviqi 8.

Vendasit patën raste dhe një herë qëlluan edhe tërthorësen e Prishtinës.

Në këtë ndeshje mungoi kapiteni Fadil Vokrri.

Trim i ndeshjes ishte portieri Rade Zallad, ndërsa Fadil Muriqi, Kujtim Shala, me shokë, si Skënder Shengyli, Rafet Prekazi, Xhevdet Muriqi, Zoran Batroviqi, Faton Domi, Favzi Rama, Rifat Mehinoviq, Shefqet Sinani etj. treguan lojë të madhe dhe u kthyen me dy pikë të mëdha.  

Pas javës së 11-të, Partizani kryesonte me 16 pikë, pasonin Dinamo e Vinkovcit me 14, Prishtina 14, Dinamo e Zagrebit 13, Cërvena Zvezda 13, Hajduku 12, Velezhi 12, Sutjeska 12, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat