Carvajal parashikon revolucionin

Futboll

Carvajal parashikon revolucionin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:10
Carvajal

Në një intervistë të dhënë për Ok Mobility, Dani Carvajal, mbrojtës krahu i Real Madrid, ka folur për tema të ndryshme të lidhura me futbollin.

Mes këtyre bien në syl komentet në lidhje me të rinjtë, futbollistë dhe tifozë. Në lidhje me tifozët, edhe një koment për projektin Superligë…

“Brezat e rinj janë shumë të sigurt në vetvete, tani është gjithçka më afër. Edhe për shkak të rrjeteve sociale, të gjithë duan të bëhen futbollistë në moshën 15 ose 16 vjeç.

“Kur kam ardhur në skuadrën e parë kam parë Casillas dhe Ronaldo-n si qënie të paarritshme dhe më vinte turp edhe t’i përshëndetja”, ka thënë duke lënë të kuptohet se tani nuk është më kështu.

Carvajal ka folur edhe për Superligën dhe për domosdoshmërinë për t’i dhënë publikut atë që dëshiron:

“Njerëzit duan ndeshje të nivelit të lartë siç ndodh në tenis, në basketboll ose në Super Bowl. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen, por është e vështirë që të gjithë të jenë dakord.

“Presidenti ynë (Perez), për eksperiencën që ka në biznes, bën llogari, dhe bashkë me skuadrën e tij po shikojnë se po vijën kohë të vështira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat