Përcaktohet finalja e madhe në kupën Kategoria e Dytë

Futboll

Përcaktohet finalja e madhe në kupën Kategoria e Dytë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:16
Pamje nga ndeshja

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, është futur në fazën e nxehtë të play-off teksa po luftohet për tre trofetë e këtij sezoni.

FC Musa-Elso është finalja e madhe e FSHF Sunday League në kupën Kategoria e Dytë. Në fazën gjysmëfinale skuadra e Musa u përballë me Illyrian Eagles dhe triumfuan me rezultatin 3-2.

Ndërsa skuadra e Elso kaloi më tej pasi mundi Futura Dent 2-1. Tani finalja e kupës Kategoria e Dytë do të diskutohet mes FC Musa dhe Elso.

Janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste në “Kupa Oktapus”.

Në këtë fazë skuadra e Gaia Triumph do të përballet me Vatër, ndërsa Ju Ar Plast me Barrikadën.

Në play-off-in e skuadrave që garojnë për titullin kampion ose siç quhet ndryshe “Kupa e Kampionit” janë luajtur disa sfida në fazën e 1/8-ave.

Skuadra e IMMI avancoi më tej pasi mundi Albamer 1-0, ndërsa Kastriotët mposhtën Luminesen 1-0 dhe në fazën çerekfinale IMMI do të përballet me Kastriotët. Në çerekfinale kaluan edhe Vila-L dhe Al Ar. Të dyja skuadrat  avancuan më tej vetëm falë penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat