Qatip Osmani me mungesa ndaj shijakasve

Futboll

Qatip Osmani me mungesa ndaj shijakasve

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:22
Vllaznia

Ekipet po iu japin dorën e fundit përgatitjeve për sfidat e javës së 29-të.

Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj Erzenin, takim që do të startojë në orën 19:00 ditën e premte.

Duket se pauza e kombëtares nuk u ka shkuar siç duhet, pasi dy lojtarë janë të dëmtuar dhe do të mungojnë ndaj shijakasve. Jurgen Mehidri luajti ndaj Kukësi dhe duket se ndjen sërish shqetësim  dhe në këto kushte humb sfidën e të premtes.

I dëmtuar është edhe Geralb Smajli, i cili la grumbullimin e kombëtares U-21.

Mbrojtësi u dëmtua ndaj Finlandës U-21 dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë rikuperimin dhe Qatip Osmani ndja shijakasve do të duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat