Festë dhe lot gëzimi, si e pritën tifozët kualifikimin e Gjeorgjisë në Euro 2024

Futboll

Festë dhe lot gëzimi, si e pritën tifozët kualifikimin e Gjeorgjisë në Euro 2024

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:57
Pamje nga festa

Gjeorgjia mposhti mbrëmë Greqinë me 11-metërsha, duke siguruar kualifikimin në Europian.

Moment historik, pasi është hera e parë që kombëtarja gjeorgjiane arrin të kualifikohet në një kompeticion kaq madhor.

Një festë elektrizuese dhe legjitime shpërtheu në Tbilisi, pas kësaj arritje historike.

Ndërkohë një video po bën xhiron në rrjetet sociale, ku shihet festa e çmendur e tifozëve.

Brohoritma, lot gëzimi, përqafime dhe puthje për një arritje kaq të madhe.

Në Europianin e Gjermanisë, Gjeorgjia do të jetë pjesë e Grupit F së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat