Lukaku “thumbon”

Futboll

Lukaku “thumbon”

Më: 27 mars 2024 Në ora: 14:21
Lukaku

Një tjetër e qeshur. Një tjetër “thumbim” për Chelsea. Ende nuk ka të dhëna për të ardhmen e tij.

Megjithatë, dhe sot në Belgjikë e shkruajnë qartë, Romelu Lukaku ka si opsion të parë Romën.

Huazimi skadon në qershor, çmimi tashmë është aty: 37 milionë euro për ta larguar përgjithmonë nga Chelsea.

Mund të negociohet për mënyrat e pagesës, lojtarët që përfshihen mund të jenë të ndryshëm, por çeku që duhet të firmoset është i përcaktuar.

Nëse Roma, përmes kupës apo kampionatit, do të shkonte në Champions League, gjithçka do të ishte më e lehtë. Këtë e dinë në Trigoria, e di edhe Lukaku, i cili jo çuditërisht ka zgjedhur strategjinë e heshtjes. Dhe buzëqeshjes…

Mbrëmë, pas ndeshjes mes Belgjikës dhe Anglisë në Londër, “Big Rom” është intervistuar nga “Sky UK”. Ai u pyet edhe një herë për të ardhmen. Në të vërtetë, pyetja specifike ishte: “A dëshironit të linit një përshtypje të mirë pasi u kthyet në Angli për herë të parë që nga huazimi te Roma?” Përgjigja e Lukakut ishte e menjëhershme përmes të qeshurës dhe një fraze mistike: “Duhet të pyesni Chelsea”.

Raportet janë të qarta: anglezët duan ta shesin për të mbledhur para, ai nuk ka ndërmend të kthehet në Londër. Roma është alternativa e parë, qëndrimi në Evropë është i dyti, Arabia Saudite apo SHBA duhet “ta trullosin” me ndonjë ofertë të çuditshme. E cila, për momentin, nuk është gjëkundi. Kjo është arsyeja pse Roma shpreson. Dhe Lukaku qesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat