Zoff kundër rrymës: I lumtur për shfajësimin e Acerbit

Futboll

Zoff kundër rrymës: I lumtur për shfajësimin e Acerbit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 14:51
Dino Zoff

Shfajësimi i Francesco Acerbit, i akuzuar se i tha fjalë raciste Juan Jesus në ndeshjen e fundit Inter-Napoli, ndan botën e futbollit.

Duke folur për provat, Dino Zoff thotë: “Më duket shumë i favorshëm vendimi i drejtësisë sportive italiane. Unë besoj se çështjet e fushës duhet të përfundojnë në fushë.

Më pas ka pasur një sqarim mes dy lojtarëve, kështu që pothuajse gjithçka që ka ndodhur ditët e fundit më është dukur e kotë”.

I të njëjtit mendim është edhe Walter Sabatini, ish-menaxheri i përgjithshëm i Salernitana, që e bleu Juan Jesus nga Interi gjatë kohës së tij te Roma: “Që në fillim u kuptua se nuk do të kishte asnjë bazë për skualifikim.

Nuk është e drejtë të dënosh dikë në mungesë provash të caktuara, gëzohem për lirimin e tij”.

Kundër kësaj është një zë historik i futbollit italian si Bruno Pizzul: “Isha pothuajse i sigurt se do të skualifikohej, në fund të fundit ka precedentë, në të cilët mjaftoi dyshimi.

Shfajësimi i Acerbit e vendos Juan Jesus në një dritë të keqe. Tani ai shihet si një falsifikator, që i ka shpikur të gjitha. Më vjen keq dhe nuk më duket e drejtë kjo gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat