Derbi Shkupi - Vardari, të shtunën

Futboll

Derbi Shkupi - Vardari, të shtunën

Më: 27 mars 2024 Në ora: 15:22
Pamje nga një ndeshje

Për shkak të ndryshimeve të vogla në datat e ndeshjeve të para të 1/2 finaleve në Kupën e Maqedonisë, ndryshime do të ketë edhe në datat e ndeshjeve të xhiros së 25-të në PMFL këtë fundjavë.

Gjegjësisht, derbi i madh ndërmjet rivalëve të Shkupit dhe Vardarit do të luhet të shtunën (30.03) në Çair, si dhe takimi ndërmjet Tikveshit dhe Sileksit.

Të gjitha ndeshjet e tjera të kësaj xhiro janë të planifikuara për të dielën (31.03) dhe do të takohen Brera – Rabotniçki, Struga TL – Voska, Shkëndija – Bregalnica dhe Gostivari – Makedonija GJP.

Kjo për faktin se të martën (02.04) është caktuar ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Tikveshit, ndërsa të mërkurën (03.04) luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Voskës dhe Makedonija GJP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat