Napoli “proteston”

Futboll

Napoli “proteston”

Më: 27 mars 2024 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Napoli “proteston”, heq sloganin kundër racizmit të Serisë A!

Mungesa e pezullimit të Açerbit për batutat raciste përballë Zhuan Zhezhusit kanë shtyrë Napolin të “protestojë” me mënyrën e vet.

Shefi i marketingut i klubit kampan, Tomazo Biankini, ka bërë me dije sot se në fanellën e klubit për ndeshjen me Atalantën nuk do të vendoset fraza "Keep racism out".

Slogani i Serisë A për të sensibilizuar tifozët dhe futbollistit për këtë plagë të shoqërisë do të hiqet në formë proteste nga ana e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat