“Bild” zbulon planin e bujshëm francez

Futboll

“Bild” zbulon planin e bujshëm francez

Më: 27 mars 2024 Në ora: 15:31
Zidan

Në fund të sezonit, Bayern Munich do t’i thotë lamtumirë Thomas Tuchel dhe do të njoftojë se kush do të jetë trajneri i ri. Lajmi është bërë i ditur prej disa kohësh, pasi klubi bavarez publikoi deklaratën e lamtumirës në shkurt:

“FC Bayern Munich dhe trajneri Thomas Tuchel kanë vendosur së bashku t’i japin fund marrëdhënies së tyre të punës, të planifikuar fillimisht deri më 30 qershor 2025, më 30 qershor 2024. Ky është rezultat i një diskutimi konstruktiv midis CEO Jan-Christian Dreesen dhe Thomas Tuchel”.

Që nga ai moment filloi kërkimi për një pasardhës. Në krye të listës së kampionëve gjermanë në fuqi është Xabi Alonso, zbulimi i sezonit me Bayer Leverkusen e tij, i cili megjithë vlerën më të ulët të skuadrës që drejton, është përpara në renditje me 10 pikë dhe do të përfundojë duke i rrëmbyer titullin Bayernit në Bundesliga. Sidoqoftë, “sirenat” angleze të Liverpool-it janë mbi trajnerin spanjoll, në kërkim të trashëgimtarit të Jurgen Klopp.

Për këtë arsye, sipas “Sport Bild”, bavarezët po eksplorojnë edhe horizonte të tjera. Zinedine Zidane është gjithashtu ndër profilet e vlerësuara. Gjithashtu, sepse Frank Ribery, ish-shoku i kombëtares dhe mik i “Zizou”, pritet të rikthehet në Gjermani sezonin e ardhshëm (do të largohet nga Salernitana) me idenë për të drejtuar një ekip të të rinsh në Bavari.

Gazeta gjermane bën me dije se prania e bashkatdhetarit mund ta lehtësonte operacionin, duke e futur në stafin e Zidane, në vend të ekipit të të rinjve. Pra, Ribery ndoshta mund ta ndihmonte ish-trajnerin e Real Madridit me gjuhën, një pengesë e mundshme në procesin bindës që do të duhej të zbatohej në rastin kur Bayern Munich me të vërtetë dëshiron të punësojë Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat