Ademi: Kosova po rikthehet

Futboll

Ademi: Kosova po rikthehet

Më: 27 mars 2024 Në ora: 17:00
Agim  Ademi

Agim  Ademi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve në dy ndeshjet miqësore.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shtuar se këto dy duele shërbyen për Fodën, i cili po punon të krijoj një ekip të mirë.

“Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu siç u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetmohim.”

“Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë.

Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj.”

Sipas Ademit Kosova tregoi paraqitje të mirë dhe Kombëtarja jonë u respektu.

“Vërtetë humbëm nga Hungaria, por edhe u dëshmua puna e mirë e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij.”

“Numri i madh i të pranishmëve në stadium dhe fakti që të gjitha biletat ishin shitur për ndeshje dëshmon sa lart u vlerësua dhe u respektua Kombëtarja e Kosovës.” tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat