Lajme të mira për Diego Simeonen

Futboll

Lajme të mira për Diego Simeonen

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:02
Antuan Grizman

Antuan Grizman nuk pati mundësi të grumbullohej me kombëtaren e Francës në miqësoret që “gjelat” zhvilluan përballë Gjermanisë dhe Kilit, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, që pësoi me Atletiko Madrid.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Marca”, tashmë francezi është rikthyer me grupin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Atletikos, që do ta luaj si vizitor kundër Vilarealit në La Liga.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka dhënë shenja pozitive gjatë këtyre ditëve, megjithatë edhe mbetet për t’u parë se në çfarë gjendje është.

Një lojtari si Grizman, do ti duhej shumë Diego Simeones sidomos gjatë këtyre ditëve, pasi ekipi i tij humbi me Barcelonën brenda në “Metropolitano”, më shifrat 3-0, dhe tani pozicionohet në vendin e 5, një pozicion jashtë objektivave të klubit madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat