Kërcënimi me vdekje, De Paul zbulon: Di Maria “shpërtheu” në lot!

Futboll

Kërcënimi me vdekje, De Paul zbulon: Di Maria “shpërtheu” në lot!

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:15
De Paul e Di Maria

Bandat e drogës në Argjentinë, dhe specifikisht në provincën e Santa Fe kërcënuan Angel Di Marian.

Ata dërguan një mesazh në shtëpinë e prindërve të lojtarit duke e paralajmëruar të mos rikthehej në vendlindje, përndryshe do t’i vrisnin një anëtar të familjes.

Një situatë e rëndë për sulmuesin që aktivizohet në Portugali me Benficën, teksa Rodrigo De Paul, zbulon se Di Maria “shpërtheu” në lot në momentin që mësoi kërcënimi në banesën e prindërve të tij.

“Pas miqësores që zhvilluam me Argjentinën e pashë që Di Maria ishte shumë i prekur, ishte me lot në sy. Di Maria nuk është nga ata persona që nuk e meriton rikthimin në Argjentinë, në shtëpinë e tij.

Më vjen keq që në vendin tonë ndodhin të tilla ngjarje, bëhet fjalë për diçka shumë të rëndë. Mendoj se pavarësisht kësaj ngjarje, dashuria e Di Marias për Argjentinën dhe vendin e tij nuk do të ndryshojë.

Të presim dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrë, ne jemi të gjithë në mbështetje të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat