Mungon vetëm firma

Futboll

Mungon vetëm firma

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:40
Modriç e Kroos

Mungon vetëm firma, Real Madrid bind “veteranin” të rinovojë kontratën

Tashmë gjithçka është zyrtare. “Arkitekti” gjerman, Toni Kroos do të vijojë “aventurën” me “Galaktikët” e Real Madrid, të paktën edhe për një tjetër sezon, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, gjermani dhe klubi spanjoll do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2025, me mesfushorin që është bindur të rinovojë me një tjetër vit kontratën.

“Los Blancos”, këmbëngulën që të mos humbisnin shërbimet e një lojtari që ka rezultuar vendimtar në sukseset e skuadrës në vitet e fundit. Kroos, edhe këtë sezon ka treguar se mbetet një futbollist i niveleve të larta dhe rikthimi në kombëtaren e Gjermanisë duket se i ka dhënë një tjetër motiv 34-vjeçarit për të vazhduar karrierën në elitën spanjolle.

Pas rikthimit në “Die Manschaft”, ku kontribuoi menjëherë me dy asistime, në fitoret ndaj “Gjelave” të Francës dhe “Tulipanëve” të Holandës, tashmë pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet edhe kontrata e re e Toni Kroos, e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat