Guardiola i çmendur pas talentit të Bayernit

Futboll

Guardiola i çmendur pas talentit të Bayernit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:49
Xhamala Musiala

Mançester Siti e ka vendosur në krye të listës së dëshirave përgjatë merkatos së verës talentin e Gjermanisë dhe Bayern Mynihut, Xhamala Musiala.

Trajneri Pep Guardiola është admirues i madh i “bambit.

Portali i njohur “Fichajes” raporton se “qytetarët” janë të gatshëm të depozitojnë mbi 100 mln euro në arkat e kampionëve të Bundesligës.

Tashmë “topi” kalon në këmbët e protagonist Musiala. Xhamal në një intervistë të para disa muajve pohoi se Premier Liga angleze është ëndërr për të, pa përmendur klub specifik.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve po përflitet se shefat e bavarezëve po përpilojnë propozimin e rinovimit, e cila mbart kushte të frikshme në spektrin ekonomik, 20 mln euro në sezon, ndërsa aktualisht merr vetëm 8 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat