Juventus shënjestron një brazilian për rolin e anësorit

Futboll

Juventus shënjestron një brazilian për rolin e anësorit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:58
Brazili

Juventus pritet të zhvillojë një revolucion sa i takon lojtarëve të krahut.

Me përjashtim të Cambiasos, emra si Weah, Iling Junior, Kostic apo Alex Sandro nuk bindin më dhe janë jashtë planeve së të ardhmes.

Drejtuesit kanë nisur tashmë nga puna për të “pikasur” pasuesit e emrave të sipërpërmendur dhe i fundit në listë është Wendell, lojtar i Portos dhe Brazilit.

30-vjeçari, ishte në vëzhgimin e një skauti të Juventus në ndeshjen mes Brazilit dhe Anglisë në Wembley, aty ku edhe debutoi me fanellën e pesë herë Kampionëve të Botës.

I dërguari i italianëve mori sinjale pozitive nga Wendell teksa një faktor i rëndësishëm që shtyn “Zonjën e Vjetër” drejt këtij futbollisti është edhe kontrata në skadencë e këtij të fundit me Porton.

Anësori i krahut të majtë ka një kontratë me portugezët deri në vitin 2025 dhe deri më tani nuk ka sinjale rinovimi.

Për më tepër, Wendell është një lojtar me shumë eksperiencë duke numëruar edhe 35 paraqitje në Champions League.

Wendell, e ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës në Gjermani te Bayer Leverkusen aty ku mbërriti nga Brazili në vitin 2014 dhe qëndroi për shtatë vite, për të kaluar më pas te Porto.

Por, merkato e verës 2024, mund t’i ofroj atij shansin e artë në karrierë për t’u transferuar në Serie A te Juventus.

Vlen të theksohet se mes alternativave për një anësor sezonin e ardhshëm, në radhët e Juventus po studiojnë edhe futbollistin e kombëtares, Mario Mitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat