Abdurrahimi vazhdon karrierën në Bosnjë dhe Hercegovinë 

Futboll

Abdurrahimi vazhdon karrierën në Bosnjë dhe Hercegovinë 

Nga: K.G. Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:12
Besart Abdurrahimi

Ish - reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Besart Abdurrahimi, do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Abdurrahimi do të paraqitet në petkun e skuadrës Zrinjski nga Mostari.

33-vjeçari, pas përfundimit të bashkëpunimit me qipriotët Paphos dhe Apollon Limassol, ku ishte në tre vitet e fundit, tashmë rikthehet në Ballkan, prej nga ka ardhur në futboll.

Abdurrahimi në karrierën e tij ka luajtur për Zagrebin, Lokerenin, Astanën, Osakën, si dhe për Shkëndijen e Tetovës.

Ai ka bërë edhe 12 paraqitje zyrtare me fanellën e Maqedonisë dhe ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat