Sulmuesi i Kosovës zyrtarizohet te Elfsborg

Futboll

Sulmuesi i Kosovës zyrtarizohet te Elfsborg

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:14
Kosova

Largohet nga Turqia, sulmuesi i Kosovës zyrtarizohet te Elfsborg!

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli largohet nga Adana Demirspor dhe Turqia për t’u rikthyer te ekipi i IF Elfsborg.

Në një postim në rrjetet sociale, klubi suedez bën me dije se 29-vjeçari ka firmosur me ta deri më 31 dhjetor 2027.

“Arbër Zeneli kthehet në shtëpi te IF Elfsborg pas 8 vitesh dhe ka nënshkruar kontratë deri në sezonin 2027”-shkruhet në postimin e IF Elfsborg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat