Juventus synon të sjellë në Torino mesfushorin e Tottenhamit

Futboll

Juventus synon të sjellë në Torino mesfushorin e Tottenhamit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:16
Logo e Juves

Pierre-Emile Hojbjerg është emri më i lakuar te Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që tani ka gati edhe ofertën për të bindur drejtuesit e Tottenham.

Italianët e kanë ndjekur profilin e danezit edhe gjatë janarit, por koha e shkurtër në dispozicion nuk iu dha mundësinë që ta realizonin këtë operacion, por duket se gjatë verës kjo lëvizje i ka të gjitha mundësitë që të ndodh.

Lojtari ka ndërruar agjent javën e fundit dhe Hojbjerg po shtyn fort drejt largimit nga Londra dhe tundohet nga ideja për të luajtur në Serie A.

Juventus ka gati 20 milionë euro për drejtuesit e “Spurs”, me këta të fundit që kanë hasur pengesa për rinovimin e lojtarit që ka kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe tashmë rrezikon ta humbasë me parametra zero.

“Bardhezinjtë” janë të vendosur për të mbyllur me sukses këtë lëvizje, pasi edhe e ardhmja e Adrien Rabiot nuk është e sigurt, teksa Juventus ka edhe një plan “B” njërin midis Lewis Ferguson dhe Teun Koopmeiners, por në Itali nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e një sakrifice.

Pra, edhe nëse Hojbjerg transferohet në Torino, Juventus do të tentojë përsëri njërin midis kapitenit të Bologna-s dhe holandezit të Atalanta-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat