Puthja që tronditi botën sportive

Futboll

Puthja që tronditi botën sportive

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:37
Kur Luis Rubiales pothi futbollisten

Prokuroria e Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales, për puthjen e vjedhur dhe frikësimin e mëpasshëm të futbollistest së kombëtares spanjolle Xhenifer Hermozo.

Sipas prokurores Marta Durantes, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj Hermosos gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës të Futbollit për Femra më 23 gusht dhe presioni pasues ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte e lejuar, përbën një krim sulmi seksual dhe detyrim.

Këtë e raporton prokuroria në dispozitën e cituar nga mediat iberike, përfshirë RTVE.

Prokurorja kërkon gjithashtu dënimin me një vit e gjysmë burg për drejtorin sportiv të kombëtares së meshkujve, Albert Lukue, si dhe për ish-trajnerin e përzgjedhjes së femrave, Horge Vilda dhe për ish-menaxherin e marketingut të Federatës së Futbollit, Ruben Rivera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat