Trajneri i mërzitur: Janë provokime

Futboll

Trajneri i mërzitur: Janë provokime

Më: 27 mars 2024 Në ora: 20:52
Vinçenco Montela

Humbje shkatërruese me shifrat 6-1 për Turqinë e Vinçenco Montela 6:1 në miqësoren ndaj Austria.

Vertetë një humbje poshtëruese për kombin turk por edhe për vetë lojtarët edhe stafin teknik.

Pas përfundimit të saj, shumë spekulime dolën nëpër media se rrugëtimit të trajnerit Montela mund t’i ketë ardhur fundi me kombëtaren turke, kjo për shkak të rezultateve të dobëta dhe poshtëruese që po merr Turqia këto kohët e fundit. Megjithatë trajneri dha një intervistë për mediat në lidhje me të gjithë situatën, duke shtuar gjithashtu se zërat e një shkarkimi të tij, janë thjeshtë provokime.

“Duhet ta analizojmë me kujdes këtë disfatë. Skuadra që kemi hedhur në fushë nuk kishte luajtur shumë bashkë, kishte edhe shumë lojtarë të rinj dhe duhet ta kemi parasysh këtë. Pas një disfate të rëndë si kjo do t’i them ekipit tim, se ata duhet të jenë gjithashtu më të ekuilibruar”

I pyetur për një mundësi shkarkimi, trajneri Montela u shpreh:

“Nuk do t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse e mendoj se është provokim. Ju pushojnë nga puna kur bëni pyetjen e gabuar? Mendoj se është një provokim i kotë…”.

Turqia është kualifikuar për Kampionatin Europian 2024, dhe është shortuar në grupin F, së bashku me Çekin, Gjeorgjin, dhe Portugalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat