Musiala në formë: Gola dhe asiste, më bukur prishet!

Futboll

Musiala në formë: Gola dhe asiste, më bukur prishet!

Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:14
Pamje nga një ndeshje

Edhe pse në moshë të re Jamal Musiala është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm te Bayern Munich dhe kombëtarja gjermane.

21-vjeçari, i cili ka marrë numrin 10 në Kombëtare, bëri mirë në miqësoret e fituara ndaj Francës dhe Holandës, duke dhuruar asiste në të dy sfidat.

Mesfushori i avancuar është pjekur dhe thekson se ndihet në formë shumë të mirë sportive gjatë këtij edicioni.

“Po luaj futbollin tim më të mirë për momentin. E ndiej që kam hedhur një hap të rëndësishëm përpara.

Po shënoj dhe po dhuroj asiste që të nevojiten për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve”, theksoi talenti i Bayernit.

Sezonin aktual e cilëson më të mirin në aspektin personal, duke qenë në rrugën e duhur për t’u paraqitur në formë fantastike me Gjermaninë në Europian.

“Kam luajtur rregullisht këtë sezon dhe dua të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë deri në fund”, u shpreh Musiala. Autor i 12 golave dhe 7 asisteve me bavarezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat