Teuta kërkon edhe “kokën” e Tiranës

Futboll

Teuta kërkon edhe “kokën” e Tiranës

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:32
Teuta

Teuta është rikthyer e “frikshme” në javët e fundit, teksa durrsakët ndodhen me pikë të njëjta me Laçin e vendit të 7-të.

‘Djemtë e Detit” kanë mundur të sigurojnë 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit, rezultatet këto që i kanë ngritur në klasifikim.

Skuadra e Edi Martinit i aka dalë të triumfojë ndaj Kukësit, Erzenit dhe Partizanit.

Sfida e ardhshme për do të jetë ndaj Tiranës dhe durrsakët do të kërkojnë edhe “kokën” e bardhebluve, për të bërë të mundur edhe daljen nga zona e “Play-Out”.

Sfida me kryeqytetasit do të luhet të shtunën në orën 19:00 në “Air Albania” dhe fitorja për teutën është mëse e “detyrueshme” për objektivat e tyre. Kujtojmë se ‘djemtë e detit’ kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Dinamos, e cila është parashikuar të luhet më 3 prill në “Niko Dovana” në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat