Egnatia vjen me mungesa dhe rikthime ndaj Kukësit

Futboll

Egnatia vjen me mungesa dhe rikthime ndaj Kukësit

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:34
Egnatia

Egnatia do të luajë në shtëpi përballë Kukësit, ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, ditën e premte dhe starton në orën 15:00.

Rrogozhinasit kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, pasi vijnë nga një barazim me Tiranën dhe humbje me Skënderbeun.

Por përballë verilindorëve, Egnatia dhe Edlir Tetova duhet t’i bëjnë llogaritë pa një mbrojtës kyç. Xhemajli do të mungojë për shkak se në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë.

Megjithatë, trajneri i Egnatias i gëzohet edhe 3 rikthimeve. Mario Gjata dhe Muhamed Lemina rikthehen në shërbim të ekipit pothuajse pas 1 muaji. Lojtarët janë rikuperuar plotësisht dhe janë gati për Kukësin. Gjithashtu, do të rikthehet edhe Abdurrahman Fangaj i cili ndaj Skënderbeu mungoi për arsye kartonësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat