Tirana kërkon të mbushë arkat, 3 bardheblu drejt shitjes

Futboll

Tirana kërkon të mbushë arkat, 3 bardheblu drejt shitjes

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:36
Tirana

Tirana është shumë larg pritshmërive në këtë sezon. Bardheblutë aktualisht janë jashtë “Final – Four”, teksa janë 1 pikë larg vendit të 4-të.

Në fund të sezonit pritet ndryshime të mëdha te kryeqytetasit.

Disa lojtarë janë në fund të kontratave dhe ende nuk dihet nëse do të vazhdojë mes palëve bashkëpunimi apo jo. Disa të tjerë po mendohen nga klubi për t’u shitur në mënyrë që të fitojnë të ardhura nga shërbimet e tyre.

Në këtë mënyrë 3 lojtarë bardheblu mund të mbushin arkat e Tiranës. Në fakt janë të 3 futbollistë të rinj dhe premtues për të ardhmen, të cilët pëlqehen nga ekipe të tjera. Bëhet fjalë për Leon Kozin , Mustafë Abdullahu dhe Jordi Jaku.

Refik halili në fakt është në pritje të ofertave tunduese për talentet bardheblu dhe nëse në drejtim të tyre vijnë oferta me shifra të larta atëherë shitja e tyre do të realizohet në merkaton e verës. Në të kundërt presidenti nuk do të heqë dorë kollaj nga “xhevahirët” e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat