Al Hilal për Edin Xhekon

Futboll

Al Hilal për Edin Xhekon

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:40
Edin Xhekon

Sauditët ofrojnë një pagesë prej 11 milion euro për boshnjakun e Fenerbahçes

Mund të mbyllet pas një sezoni aventura e Edin Xhekos me Fenerbahçen, tanimë 38 vjeç. I ardhur në verë në kryeqytetin turk pas përfundimit të kontratës së tij me Interin, qendërsulmuesi boshnjak, i cili në Serinë A ka luajtur dhe me Romën, do të mund t’i bashkohet kolegëve të ndryshëm në kampionatin e të pasurve në Saudi Pro League.

Sikurse raportohet nga portali Sportam e Bosnje-Hercegovinës, Al Hilal i stërvitur nga portugezi Horge Hezus është i interesuar të blejë numrin nëntë të datëlindjes 1986. Me terma ekonomike mjaft interesante në lojë për një futbollist jo shumë larg moshës 40 vjeç.

Por, sipas informacioneve të përcjella, në fakt, sauditët do të ishin gati t'i jepnin Xhekos një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh.

Xheko, i cili ka një kontratë me Fenerbahçen deri më 30 qershor 2025, tashmë i është hapur mundësia për të pranuar këtë ofertë përpara se të përfundojë njëherë e mirë karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat