Premier League për Dani Olmo

Futboll

Premier League për Dani Olmo

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:41
Olmo

Ndeshja miqësore e Spanjës ndaj Brazilit, që është luajtur të martën në “Santiago Bernabeu” të Madridit, përfunduar 3-3, ka rritur kuotat në merkato të Dani Olmos. Dani Olmo ishte shënuesi i golit të dytë të iberikëve në të 36’, ndërsa thelloi në 2-0.

Dani Olmo është lojtari i Lajpsigut. Faktikisht disa klube të Premier League janë duke menduar zgjidhin klauzolën e kontratës së tij me Lajpsigun, që shkon në 60 milion euro.

Sepse vetëm kështu mund ta sjellin në Angli. Ende nuk ka emra konkretë për skuadrat që e duan Dani Olmon.

Dani Olmo ka ardhur më 2020-ën tek Lajpsigu nga Dinamo Zagreb. Ka luajtur 101 ndeshje për Lajpsigun e ka shënuar 16 gola, kurse me Spanjën 33 ndeshje e 8 gola. E tani Anglia ka hapur dyert për spanjollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat