FSHF, ja investimet e reja

Futboll

FSHF, ja investimet e reja

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Librazhd, Kamëz dhe Elbasan, pesë fushat e miratuara nga Komiteti Ekzekutiv!

Invenstimet e Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndërtuar fusha të reja do të vazhdojnë. Të paktën sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të institucionit më të lartë të topkëmbës shqiptare Bashkitë e vendit kanë bërë kërkesa për këto investime, sepse fëmijët e të rinjtë duan ta luajnë futbollin.

Në Librazhd dhe në Kamëz do të ndërtohen nga dy fusha të reja.

Pas kërkesës nga këto Bashki, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi projektet për ndërtimin e këtyre fushave. Gjithashtu u miratua edhe kërkesa e klubit AF Elbasani për ndërtimin e një fushe të re.

Në total pesë fusha të reja do të ndërtohen së shpejti, ndërsa synimi kryesor i Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo në kuadër të projektit “100 fusha”, është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha.

Të mos harrojmë që Shqipëria do të jetë organizatore e Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç vitin e ardhshëm, ndërsa ka hedhur kandidaturën për Europianin e moshës deri në 21 vjeç më 2027. Pesë fusha të reja dhe gjithçka për zhvillimin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat