Gjen zëvendësuesin e Casemiro-s

Futboll

Gjen zëvendësuesin e Casemiro-s

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:48
Casemiro

Gjen zëvendësuesin e Casemiro-s!

Manchester United është duke planifikuar një revolucion në verë dhe mes emrave që mund të “sakrifikohet” është edhe Casemiro, e ardhmja e të cilit mund të jetë në Arabinë Saudite.

Në këto rrethana, United po mendon edhe për emrat që dëshiron të afrojë këtë merkato dhe si zëvendësues të denjë të Casemiro-s sheh mesfushorin e Wolves, Joao Victor Gomes da Silva, i njohur thjesht si Joao Gomes.

Sipas raportimeve të medieve britanike, 23-vjeçari brazilian mund ta vazhdojë karrierën e tij në “Old Trafford” për të marrë vendin e bashkëkombasit të tij, Casemiro-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat