Legjenda italiane e futbollit, Fabio Cannavaro: Do ​​të punoja tek Napoli pa rrogë

Futboll

Legjenda italiane e futbollit, Fabio Cannavaro: Do ​​të punoja tek Napoli pa rrogë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:54
Fabio Cannavaro

Legjenda italiane e futbollit, Fabio Cannavaro ka pranuar se do ta kishte marrë “falas” punën në Napoli pasi është ëndrra e tij, por presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia ofroi kurrë këtë punë.

Kur ai u pa i ulur pranë De Laurentiis në tribunë gjatë Napoli-Empoli, ndeshjen e fundit përpara se Rudi Garcia të shkarkohej për t’i hapur rrugë Ëalter Mazzarrit, shumë menduan se ai do të ishte trajneri i ardhshëm i ‘Partenopei’.

“Do ta trajnoja Napolin falas, kjo është ëndrra e çdo trajneri”, tha Fabio Cannavaro.

I pyetur për opsionet e tij për punën e trajnerit në Napoli, De Laurentiis tha se kishte një listë të ngushtë prej 50 emrash, por që Cannavaro nuk ishte në të.

“Nuk mendoj se mungesa e përvojës është arsyeja pse nuk isha në atë listë. Shumë njerëz nuk e respektojnë përvojën që kam fituar në Kinë, por unë jam trajner dhe dua të punoj. U ktheva në Itali dy vite më parë dhe vazhdoj të studioj sepse trajneri është ajo që dua të bëj”, ka komentuar Cannavaro.

Pas 29 xhirove në Serie A, skuadra e Napolit gjendet e shtata në tabelë me 45 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat