Juventusi e sakrifikon

Futboll

Juventusi e sakrifikon

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:07
Juventusi

Juventusi kërkon të bëjë afrime në verore. Koompmeiners (Atalanta) dhe Ferguson (Bologna) kanë përfunduar në shënjestër, por nga ana tjetër nevojiten dhe sakrifica. Për t’i dhënë frymëmarrje financave dhe për të patur mundësinë e lëvizjeve në merkato.

Ndërkohë nga Anglia raportohet për një sulm të Manchester United për Gleison Bremer.

Braziliani ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij me Juventusin, me 10% të shumë që i takon Torinos.

Shifër e rëndësishme por që klubet angleze mund t’ia lejojnë vetes dhe që United është gati ta derdhë në arkat e bardhezinjve për mbrojtësin. Për të cilin interesohet edhe Newcastle.

Një lëvizje kjo që do të pritej me dëshirë nga klubi italian që do të shëndoshte financat duke siguruar milionat e nevojshme për të rikonstruktuar skuadrën. Duke nisur nga mesfusha, repart që po konsiderohet si më i dobëti. Teksa edhe në sulm pozicionet e Vlahovic dhe aq më shumë Chiesës, nuk janë dhe aq solide.

Veç të tjerash nëse Bremer do të largohej për 60 milionë, Juventus do të kishte një fitim neto prej 30 milionë eurosh. Dhe për më tepër nëse do të vinin oferta domëthënëse për njërin mes Vlahovic dhe Chiesës, llogaritë bardhezi do të forcoheshin ndjeshëm duke i lejuar Giuntolit të punonte pa shumë kufizime në merkato.

Gjithsesi ky është një tjetër hap që do të bëhet verën e ardhshme. Për momentin e sigurt është se Bremer, të cilin Ten Hag e konsideron përforcimin perfekt për prapavijën e United, konsiderohet i sakrifikueshëm nga Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat