Arrestohen të dyshuarit, kërcënuan me vdekje familjen e Di Maria-s

Futboll

Arrestohen të dyshuarit, kërcënuan me vdekje familjen e Di Maria-s

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:08
Di Maria

Arrestohen të dyshuarit, kërcënuan me vdekje familjen e Di Maria-s!

Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria në godinën ku jetojnë edhe prindërit e tij.

Ezequiel A., i identifikuar nga forcat e sigurisë dhe publikuar nga mediat vendase, si dhe një grua me nofkën “Tamara”, personat të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj familjes së talentit argjentinas.

Të hënën, një makinë hyri në lagjen Funes, 8 km nga Rosario, ku jeton familja e kampionit të botës, duke lënë një shënim të frikshëm, duke kërcënuar Di Maria se nëse do të kthehej në Rosario Central pas përfundimit të kontratës me Benfica, dikush në familjen e tij do të vdiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat